TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2023, 08:47

Operacioni antidrogë në Elbasan, dalin sot para gjykatës 45 të arrestuarit; prokuroria kërkon burg për 37 prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni antidrogë në Elbasan, dalin sot para gjykatës 45

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore në gjykatën e Elbasanit për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Rrjeti”, për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45 personave të ndaluar më 29 qershor 2023 në sajë të operacionit të koduar “Rrjeti” ku u goditën 4 banda të trafikut të drogës.

Prokuroria kërkon masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 37 nga të ndaluarit, ‘arrest shtëpie’ për 5 nga të ndaluarit dhe ‘detyrim paraqitje për ‘3 persona’.

Një prej 52 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.

Sipas policisë të arrestuarit ishin të ndarë në disa grupe kriminale. 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti. 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

Katër grupet kriminale, u goditën në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Mes të ndaluarve janë edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Ndërkohë 7 janë shpallur në kërkim.

Grupet kriminale, sipas drejtorit të policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie morën pjesë në operacion si dhe u kontrolluan dhjetëra banesa dhe lokale.

Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ u sekuestruan edhe 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu u sekuestrua 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

45 të ndaluarit nga policia:

Joni Hasnjoku

Durim Novaku

Hysni Sadushi,

Arsen Vishkulli,

Emiljan Dinja,

Ledi Nergjoni,

Erist Skilja

Gazmir Panxhi

Gentjan Shabani

Florenc Demiri

Gavrosh Berati

Rigert Kokoneshi

Ferdinand Sadushi

Ahmet Kushi 

Denis Darzeza

Florenc Puto

Storado Sadushi

Emre Puro

Rezarta Isufaj,

Shpetim Myrta

Edor Hasanllari

Andrea Gugu

Armando Buzani

Erind Hoxha

Ilirjan Kume

Sali Isufaj

Klajdi Isufaj

Igli Merko

Hekuran Gjeli

Xhuljano Gjyla

Enea Hysenbelli

Leonard Tola

Aldo Gjeli

Esmirand Lici

Xhulio Lluca

Armand Lluca

Oltjon Çela

Sara Çepi

Xhevit Bogdani

Taulant Novaku

Amarildo Sallaj

Romarjo Bora

Rudolf Korumi

Mariglen Hida

Fatmir Durbaku

operacion gjykata elbasan

Lini një Përgjigje