
Ditën e sotme është publikuar fotoja e punonjësit të Policisë Kufitare në Dhërmi që humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas 12 orësh patrullimi në det.
Shkak për vdekjen e 56-vjeçarit Sinan Abilaliaj dyshohet të jetë arresti kardiak, pasi pas orëve të shumta në patrullim në det ai ka thënë se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.
Për këtë arsye 56-vjeçari fatkeq ka ankoruar mjetin lundrues përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.
Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë humbi jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.
“Policia njofton se rreth orës 20:10, në Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundrues përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg. Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë humbi jetën.
Mësohet se viktima është Sinan Abilaliaj. Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën në mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje