
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku urbani i linjës së "Unazës" është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 12-vjeçar.
"Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje