TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2023, 11:48

“Ka policë aty te cepi?"/ Detaje të tjera nga përgjimet në Elbasan, si e bleu agjenti qesen me kanabis

Shkruar nga Pamfleti

“Ka policë aty te cepi?"/ Detaje të tjera nga

Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet mes agjentit të infiltruar nga policia dhe shitësit të drogës në Elbasan.

Agjenti i identifikuar me shkronjën “K” ka komunikuar me të arrestuarin Esmirald Liçi. Ai ka kontaktuar me të akuzuarin, ndërsa ky i fundit ka shkuar në banesën e tij për të marrë drogën. Pasi ka marrë 32 gram kanabis, ai është larguar.

Disa ditë më pas ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin, përgjime që janë pasqyruar në dosjen kriminale të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Esmirald Liçi: Dy katër pesë hajde ikim me lalin.

Agjenti: Gjumë?

Liçi: Gjumë ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer najnji se hysha shpi mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.

Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop…

45 personat e ndaluar dy ditë më parë në megaoperacionin për trafikun e lëndëve narkotike dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysmat do të njihen sot me masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Pritet që seanca të zgjasë deri në orët e pasdites.

Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ndërsa shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë euro.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 prej tyre: Joni Hasnjoku, Edor Hasanllari, Andrea Gogu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Strorado Sadushi, Emre alias Elton Puro, Shpëtim Myrta, Rezarta Isufaj, Ferdinand alias Spiro Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puro, Durim Novaku, Arsen Vishkulli, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Ilirjan Kume, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Enea Hysenbelli, Leonhard Tola, Aldo Gjeli, Esmirald Lici, Oltjon Cela, Armand Lluca, Xhulio Lluca, Gentian Gjoka, Redi Nërpjetri; arrest shtëpie për Rigert Kokoneshi, Sali Isufaj,  Amarildo Sallaj, Xhuljano Gjyla, Hysni Sadushi dhe detyrim paraqitje për Romarjo Bora, Fatjon Blloshmi, Mikel Petriti.

Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë: Enea Toĺlumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj./TCH

detaje pergjime megaoperacioni kanabis

Lini një Përgjigje