TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2023, 14:12

Trafiku i kokainës/ Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK, refuzon pushimin e hetimeve për babanë e Arbër Çekajt

Shkruar nga Pamfleti

Trafiku i kokainës/ Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK, refuzon

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar SPAK për pushimin e hetimeve për babanë e Arbër Çekajt. Në fund të majit, prokuroria vendosi të pushojë hetimet për Selim Çekajn, duke deklaruar se ai nuk ka gisht në trafikun e kokainës. Por GJKKO ka kërkuar që të thellohen hetimet dhe të mos ketë pushim të çështjes.

Ai u arrestua në prill të vitit 2021, në lidhje me një sasi prej 49 kg kokainë të gjetur në shasinë e një kontenieri me banane të porositur në Ekuador nga kompania nën administrimin e tij “Ecoalmax”. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij, ndërsa vendi i origjinës ishte i njëjtë: Amerika Latine.

Selim Çekaj qëndroi në masën e sigurisë “arrest në burg” nga prilli në tetor 2021 e më pas masa ndaj tij u zbut me kërkesë të SPAK dhe atij vetë në “arrest shtëpie” e në “detyrim për paraqitje”. Pas arrestimit dhe gjatë hetimit ai kundërshtoi akuzën, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me drogën.

Ndërkohë duhet theksuar se djali i tij ndodhet në qeli po për trafik droge. Vetëm para pak ditësh  Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt që të mos gjykohej me procedurën e “gjykimit të shkurtuar”.

Pas refuzimit të kërkesës së tij nga Gjykata, Çekaj është larguar nga salla, ndërsa ka shprehur dhe zhgënjimin që ka pasur me përfaqësuesit e tij ligjorë. Teksa dilte nga salla, Çekaj ka deklaruar që nuk do të mbrohet më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite, pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas, po brenda një kontejneri.

cekaj banane kokain

Lini një Përgjigje