TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2023, 21:53

Aksident në Unazën e Madhe të Tiranës, makina përplas motorin; plagosen dy vëllezër

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Unazën e Madhe të Tiranës, makina përplas

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një motor është përplasur nga një makinë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Dy personat që ndodheshin në motor 26 dhe 18 vjeç vëllezër,  janë të plagosurit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital dhe po marrin kujdesin e mjekëve.

Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

aksident tiranë

Lini një Përgjigje