TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 12:40

Kultivonin kanabis, arrestohet 60 vjeçari në Krujë; në kërkim bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonin kanabis, arrestohet 60 vjeçari në Krujë; në

Një person është arrestuar nga policia e Krujës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Nga megaoperacioni i koduar “Territor i pastër” është bërë i mundur asgjësimi i 304 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në lagjen Micjon, Borizanë.

Ndërkohë mësohet se në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një 60 vjeçar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 49 vjeçar, të dy banues në Borizanë.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 663 bimë narkotike kanabis.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim kruje kanabis

Lini një Përgjigje