TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 12:52

Vrasja e kunatit të Gentian Bejtjas në Krujë, dëshmitari tregon çfarë pa në momentin e atentatit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e kunatit të Gentian Bejtjas në Krujë, dëshmitari

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga antentati mafioz në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas si dhe u plagosën fëmijët e këtij të fundit.

Grupi hetimor që është angazhuar në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e Gentian Bejtjes, ka marrë dëshminë e një të afërmi të objektivit.

Dëshmitari është banor në të njëjtën lagje me Bejtjen. Ai ka rrëfyer për hetuesit se pas krismave, ka parë nga dritarja tre persona që po largoheshin dhe tregon momentin kur ata kanë qëlluar edhe njëherë, rreth 20-25 metër larg vendit të ngjarjes, ku edhe janë gjetur 4 gëzhoja.

Për shkak të ndriçimit të kufizuar dëshmitari nuk ka mundur të identifikojë, apo fiksojë shenja dalluese tek autorët.

Sipas burimeve, janë administruar edhe pamjet e një kamere sigurie në banesën e Gentian Bejtjes.

Për shkak të këndit të shikimit, në pamjet filmike është fiksuar vetëm lëvizja e njërit prej tre autorëve, por pa mundësi identifikimi.

gentian bejtja kruje deshmi

Lini një Përgjigje