TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 13:10

U vra në atentatin në Fushë-Krujë, Ramazan Sino ishte shofer prej vitesh pranë Prokurorisë së Apelit

Shkruar nga Pamfleti

U vra në atentatin në Fushë-Krujë, Ramazan Sino ishte shofer

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati pak minuta pas mesnate në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas.

Mësohet se Ramazan Sino ishte shofer pranë Prokurorisë së Apelit prej vitesh.

29-vjeçari u vra gjatë atentatit me objektiv Gentjan Bejtjan, ndërsa janë plagosur dy nipat e tij, Alvi Bejtja, i cili po lufton me jetën në spital dhe djali tjetër i Bejtjas. 13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, kurse vëllai i tij 10 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gentjan Bejtja mësohet se është person me precedent penal dhe i ka shpëtuar edhe dy herë të tjera atentateve. Dyshohet se tre atentatorët qëlluan me armë zjarri drejt Gentjan Bejtjas dhe djalit të tij 13-vjeçar.

Sino, i cili kishte shkuar për vizitë në banesën e kunatit, mbeti i vrarë teksa ishin në derën e brendshme të banesës.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve. Brenda makinës janë gjetur tre armë kallashnikov.

Policia ka ushtruar kontrolle në tre banesa si dhe kanë shoqëruar tre persona Durim Bamin, Marklen Hakën dhe Valter Bamin të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa atentatorët janë ende në kërkim.

3 të shoqëruar dikur ishin miq me Bejtjan, por marrëdhëniet mes tyre u prishën pas zhdukjes së Enver Stafukës. Pista që po hetohet është përplasja mes grupeve kriminale të Niklës.

Mësohet se familjarët dhe vetë Gentian Bejtja nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja.

U vra në atentatin në Fushë-Krujë, Ramazan Sino ishte shofer
Viktima, Ramazan Sino

shofer prokurorisë së apelit ramazan sino

Lini një Përgjigje