TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 13:28

Atentati ndaj Bejtjes, hetimet: Autorët vëzhguan lëvizjet e tij, shënjestra kishte pak ditë që ishte kthyer nga Holanda

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Bejtjes, hetimet: Autorët vëzhguan lëvizjet e tij,

Informacione të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur pak pas mesnatës në Krujë. Burimet bëjnë me dije se autorët lanë makinën pak metra larg banesës, zbritën në këmbë dhe hapën zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina me femijët e mitur të Gentian Bejtjes.

Dëshmitarë kanë treguar se autorët kanë qëlluar edhe në rrugën kryesore, ku janë gjetur 4 gëzhoja. Gentjan Bejtja ka qenë në shtepi një natë më parë.

Po ashtu ka dyshime se autorët kane pasur dijeni për lëvizjet e tij. Dyshohet se Gentian Bejtja ka qenë në makine dhe ka zbritur rrugës pa arritur në shtëpi. Po ashtu dyshimet janë që Bejtja që është shenjestra e atentatit ka kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi por i është refuzuar. 

Bejtja jetonte aktualisht në Holandë dhe kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri.

atentati ndaj bejtjes

Lini një Përgjigje