TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 15:27

Vrau biznesmenin në 2021-shin dhe më pas e groposi në Dajt, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin!

Shkruar nga Pamfleti
Vrau biznesmenin në 2021-shin dhe më pas e groposi në Dajt,
Autori Fredi Rushi dhe viktima Ruzhdi Hoxha

Dy vjet pas ngjarjes së biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i groposur në malin e Dajtit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burg për autorin e dyshuar Fredi Rrushi. Ky i fundit sipas hetimeve, e ekzekutoi 43-vjeçarin për shkak të konfliteve për borxhet.

Ndërkohë për vëllanë e tij Pajtim Rrushin prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për moskallzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjendjen që janë por jo akuzën.

Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.

dajt biznesmeni gropos

Lini një Përgjigje