TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 08:51

Sherr me sende të forta në Tiranë, nën hetim 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me sende të forta në Tiranë, nën hetim 2 persona

Në parkimin e një qendre tregtare në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, dy persona në bashkëpunim me të tjerë kanë goditur me sende të forta një 35-vjeçar, F.H.

Policia ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sherri sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.’- njofton policia.

Lini një Përgjigje