TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 10:23

U shoqëruan për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, lirohen tre "të fortët" e Niklës

Shkruar nga Pamfleti

U shoqëruan për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, lirohen tre

Dy vëllezërit Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë liruar nga policia pas shoqërimit që iu bë ditën e djeshme për t'u marrë në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të tij.

Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës.

Deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ata kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjen.

Pritet që ky i fundit të merret në pyetje nga policia, nëse dëshmia e tij do të ndihmoj në hetime. Tri armët kallashnikovë bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe pritet përgjigje nëse janë përdorur të tria për të qëlluar, si dhe nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Lini një Përgjigje