
Një sherr me thika ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Greqi ndërsa është plagosur rëndë njëri prej tyre.
Mediat greke raportojnë se një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet se pas një sherri në një lokal ka plagosur me thikë një bashkëatdhetar.
Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Derveni të Korinthisë, ku është plagosur rëndë një shqiptar.
Gjithçka nisi kur njëri nga personat e përfshirë bëri një koment negativ për motrën e tjetrit që punon në një dyqan dhe menjëherë shpërtheu një sherr i ashpër.
Dy shqiptarët janë përplasur dhe njëri ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka plagosur tjetrin në shpinë. Më pas autori është larguar me vrap dhe nuk është gjetur, pavarësisht kërkimeve që kanë nisur menjëherë.
Ndërkohë i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve pasi konstatuan se plaga ishte e thellë.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Lini një Përgjigje