TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 11:35

Grabiti rreth 30 mijë euro në Astir, Artan Tafani dyshohet si vrasës me pagesë; mori pjesë në ekzekutimin e bujshëm

Shkruar nga Pamfleti
Grabiti rreth 30 mijë euro në Astir, Artan Tafani dyshohet si
Artan (Marjus) Tafani

Artan (Marjus) Tafani, i shpallur në kërkim për grabitjen e rreth 30 mijë eurove në një exchange në Astir, ngjarje e ndodhur në 24 qershor në Astir, dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Burime për mediat bëjnë me dije se Tafani mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se 39-vjeçari ka marrë pjesë në një vrasje të bujshme në vend. Hetuesit tregohen të rezervuar lidhur me ngjarjen që ai është përfshirë pasi hetimet janë ende në vijim.

Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale.

Tafani është një emër i njohur për autoritetet. Artan (Marius) Tafani u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore, ku u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë.

Nga këqyrja, Tafani rezultoi se ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi. Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari.

artan (marjus) tafani vrases me pagese ekzekutim

Lini një Përgjigje