
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e kryer një ditë më parë në Krujë ndaj banesës së Gentian Bejtjas ku si pasojë ka humbur jetën kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe janë plagosur dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 10 vjeç.
Një nga të afërmit e Gentianit ka pohuar se për shkak të errësirës ka mundur që të shikojë vetëm hijet e autorëve të cilët ndodheshin në këmbë pasi makinën e kishin parkuar në rrugë.
Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë.
Bejtja ishte kthyer në Shqipëri ditët e fundit. Mirëpo Bejtja sipas burimeve të policisë nuk rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, çka ngre dyshime se mund të ketë hyrë në vend në mënyrë ilegale.
Ai ka kërkuar azil në disa vende të Evropës, por i është refuzuar.
Lini një Përgjigje