TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 17:55

Atentati në Dobraç, RENEA dhe “Shqiponjat” rrethojnë Shkodrën; asnjë gjurmë nga autorët

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Dobraç, RENEA dhe “Shqiponjat”

Qyteti i Shkodrës është vënë në shtetrrethim pas atentatit me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Dobraç.

Mësohet se dy grupe të RENEA-s janë nisur nga Tiranë, ndërsa policia lokale dhe “Shqiponjat” kanë ngritur postblloqe dhe po kryejnë kontrolle me qëllim identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Ndryshe nga atentatet e tjera, këtë herë nuk pati asnjë makinë të djegur. E vetmja shpresë janë kamerat sigurisë në zonë për të parë dinamikën e krimit dhe drejtimin nga i cili kanë ikur autorët.

 

Lini një Përgjigje