TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 17:17

Policia jep detaje nga atentati në Shkodër: U hap zjarr ndaj Licit dhe Bushatit, makina e tyre përplasi motorin e bashkëshortëve

Shkruar nga Pamfleti
Policia jep detaje nga atentati në Shkodër: U hap zjarr ndaj Licit dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

Në momentin e atentatit, aty kanë qenë duke lëvizur me motor një çift bashkëshortësh

Policia jep detaje nga atentati në Shkodër: Lici dhe Bushti ndodheshin në automjet, përplasën motorin e bashkëshortëve kur nisën të shtënat

Policia ka reaguar zyrtarisht për atentatin në Shkodër, duke konfirmuar se kemi të bëjmë me dy viktima dhe dy të plagosur.

Policia jep detaje nga atentati në Shkodër: U hap zjarr ndaj Licit dhe

Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një automjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Si pasojë e të shtënave Hamza Lici ka ndërruar jetë, ndërsa Bushti ka mbetur i plagosur.

Në momentin e atentatit, aty kanë qenë duke lëvizur me motor një çift bashkëshortësh. Për pasojë, makina ku ndodheshin Lici dhe Bushti kanë përplasur motorin e tyre dhe për pasojë ka ndërruar jetë Flutura Basha, ndërsa i plagosur ka mbetur burri i saj, Bashkim Basha.  

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Policia jep detaje nga atentati në Shkodër: U hap zjarr ndaj Licit dhe

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje