
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Veria të Greqisë. Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin helen.
Ali Bushi dhe Bukurie Bushi janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën Egnatia në Veria të Selanikut, teksa kanë humbur jetën në vend.
Sipas mediave greke, furgoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe Policia, teksa këta të fundit po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Lini një Përgjigje