TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 16:42

Atentati në Shkodër, viktimë një kalimtare e rastit

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Shkodër, viktimë një kalimtare e rastit

Zbardhen detaje të reja nga atentati i sotëm që tronditi Shkodrën, ku mbetën të vrarë 2 persona.

E vdekur mbeti edhe një kalimtare e rastit në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Të konfirmuar të vdekur nga policia deri më tani janë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe kalimtarja e rastit.

Ndërsa të plagosur rëndë në gjendje kritike janë Arlind Bushati djali i ish-kandidatit të PD Xhemal Bushati dhe një burrë kalimtar, ende i paidentifikuar.

Mësohet se personat e plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Lini një Përgjigje