
Hamza Lici është një prej viktimave të atentatit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e Dobraçit. Por Lici, ishte një emër i njohur për policinë.
Ai ishte vëllai i Ibrahim Licit, të arrestuar në Turqi si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.
Emri i Hamza Licit lidhet me ngjarje të bujshme në Shkodër. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bajrave në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bajri janë kryer një sërë vrasjesh.
Në gusht 2018 u ekzekutua me kallashnikov Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.
Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bajri. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici, por vetëm në prill të vitit 2021, u hoq nga kërkimi për mungesë provash.
Fisi Lici ka qenë një ndër të atakuarit të paktën pesë vitet e fundit në Shkodër dhe të dyshuarit për një zinxhir krimesh dhe përplasjesh të përgjakshme për territor, biznese ilegale apo larje hesapesh dhe hasmëri.
Motive kompklekse që e kanë origjinën te mosmarrëveshjet mes anëtarëve që dikur ishin një grup i vetëm dhe më tej i përçarë.
Ibrahim Lici, të cilit sot (30 Tetor 2024) iu vra në atentat i vëllai, Hamzai, cilësohet si kreu i celulës në fjalë, grupi i të cilit u godit sot dhe u regjistruan 2 viktima, nga të cilat një e pafajshme. Lici vetë u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas lirua, pasi u refuzua ekstradimi. Hamzai, viktima e sotme, foli nga Turqia, duke thënë se i vëllai ishte i pafajshëm. Por konfliktet mes grupeve vijuan.
Lini një Përgjigje