TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2023, 17:52

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Redjan Rrajën

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon me burg

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vite burg për Arjol Halilajn, për atentatin që ju bë ish Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, më 1 nëntor të vitit 2019.

Redjan Rraja është akuzuar si një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi. Ndërkohë që Arjol Halilaj, i cili është dënuar me 35 vite, sipas SPAK ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Në seancën e 31 majit 2023, SPAK renditi provat e mbledhura ne vendin e ngjarjes, por edhe ato të sigurua nga zbërthimi i dy telefonave të Redjan Rrajës. Sipas akuzës, nipin e ish-deputetit të PS-së e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze "Emporio Armani" me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë.

Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY ECC, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si "bidon", "benzin", "autostradë", "Arjani" etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve".

Si ndodhi atentati ndaj ish prokurorit:

Rreth orës 16:30 të ditës së premte Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, në atë kohë shofer i prokurorit.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.

Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private, një 'Benz CLS' që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve./Pamfleti

rraja burg përjetë

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje