TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2023, 11:03

Tjetër tragjedi në bredget, mbytet në plazhin e Velipojës 20-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër tragjedi në bredget, mbytet në plazhin e Velipojës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës, ku një 20-vjeçar është mbytur teksa po lahej në det. Sipas informacioneve paraprake, i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës duke i dhënë menjëherë ndihmën e parë, por fatkeqësisht 20-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën nga arresti kardiak. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e përsëritur në disa raste në plazhet shqiptare.

"Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës", njoftoi policia.

plazh velipoje humb jeten

Lini një Përgjigje