TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2023, 09:48

Tre hajdutë grabisin shtëpinë e një gruaje në Tiranë, i marrin para dhe flori

Shkruar nga Pamfleti

Tre hajdutë grabisin shtëpinë e një gruaje në

Tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në zonën e Laknasit duke vjedhur një shumë prej rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lura”.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi Policisë

Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen “Lura”, dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

tiranë grabiteje

Lini një Përgjigje