
Dy të rinjtë që u përfshinë në vrasjen e 24-vjeçarit shqiptar Albert Deda, janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane. Ata akuzohet edhe për tentativë vrasje ndaj dy bashkatdhetarëve të tij të moshave 26 dhe 28 vjeç.
Vrasësit e dyshuar shqiptarë 19 dhe 24 vjeç, u zhdukën menjëherë pas krimit, i cili ndodhi në via Dorighello në rrethin Forcellini. Të dy u panë nga policia në mbrëmjen e djeshme, në autostradë në kryqëzimin Villesse, rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë.
Ata u panë të veshur me rroba të reja, të cilat ishin ende me etiketë dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, ku sipas hetuesve i kanë pësuar gjatë sulmit.
Dy vrasësit e dyshuar që banonin në të njëjtën ndërtesë ku jetonte viktima dhe të plagosurit ku ndodhi krimi të dielën, për 20 km do hynin në Slloveni, por u bë menjëherë e mundur kapja e tyre.
Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë.
Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes së rëndë. Dy të plagosurit e tjerë janë në situatë kritikë për jetën dhe ndodhen në spitalin e qytetit.
Lini një Përgjigje