TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2023, 12:10

I vunë tritol në banesë, flet pronari në Shkodër: Nuk kam konflikte me askënd

Shkruar nga Pamfleti

I vunë tritol në banesë, flet pronari në Shkodër: Nuk

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i tritolit në Shkodër, ndërsa pronari i banesës ka dëshmuar në polici.

Ai thotë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autorët.

“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam dijeni se kush mund të jenë autorët",ka deklaruar 52 vjeçari.

Sakaq, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bër të mundur identifikimin e autorëve apo zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

"Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.", njofton policia.

 

tritol banese shkoder pronari

Lini një Përgjigje