
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës ku për shkak të kontaktit me rrymën elektrike kanë ndërruar jetë burrë e grua.
Lidhur me rastin polica ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku humbën jetën dy anëtarët e familjes Zyka.
Sipas raportimeve çifti i të moshuarve, ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonin arën, ende nuk është e qartë se si kanë rënë në kontakt, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje