
Arrestohet nga policia Selman Krasniqi, i cili ndodhej në kërkim pasi bashkë me të vëllain përshtatën vilën në Shijak për kultivim kanabisi. 43-vjeçari me precedent të mëparshëm në fushën e armëmbajtjes pa leje, u shpall në kërkim gjatë operacionit të koduar “Krahët e Krimit”, të finalizuar në janar të këtij viti.
Në bashkëpunim me Fredi Krasniqi, i arrestuar në flagrancë në atë kohë kultivuan bimët narkotike por mbanin të fshehur dhe arsenal armësh.
Në katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën.
Çdo bimë kishte dritën e vet dhe termostat për gradim temperature. Po ashtu dritaret ishin të mbyllura me gips që të ruhej temperatura e duhur.
Energjia elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme merrej direkt në një kabinë 150 m larg banesës dhe kabulli ishte i gjithi nëntokë.
Në banesë u gjet edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur ne një mur të dyfishtë brenda banesës.
Ndërkohë në një tjetër operacion, të policisë së Lezhës, u asgjësuan me anë të djegies 290 bimë narkotike. Për drogën në Kurbin, u arrestua 45-vjeçari Genc Gjetani.
Lini një Përgjigje