TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2023, 13:09

Ishte në kërkim pasi kishte kthyer vilën në "shtëpi bari", arrestohet 43-vjeçari në Shijak

Shkruar nga Pamfleti

Ishte në kërkim pasi kishte kthyer vilën në

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur shtëpinë e tij për kultivimin e bimëve narkotike.

Selman Krasniqi ishte bashkëpunëtor me vëllain e tij dhe zotëronin 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

"Gjithashtu, gjatë operacionit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-S. K., 43 vjeç, banues në Shijak, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijak dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. K., i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.", njofton policia.

shtepi bari shijak arrestim

Lini një Përgjigje