TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2023, 10:55

Përdorte 3 emra, arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari nga drejtësia spanjolle

Shkruar nga Pamfleti

Përdorte 3 emra, arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari

Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili është në kërkim nga autoritetet spanjolle. 

Në pranga ka rënë shtetasi Dienis Haskaj, alias Dienis Hoxhaj, alias Dienis Jazaj.

33-vjeçari ishte pjesëtar i një grupi kriminal.

'Vlorë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet në Vlorë, operacioni policor i koduar “Castellon”, i zhvilluar nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me strukturat  hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tiranën.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Në vijim të opeacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është  finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim  të ngushtë me DVP Vlorë. Bazuar dhe në inteligjencën policore, strukturat e hetimit të krimeve dhe ato operacionale në  DVP Vlore në bashkëpunim me njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :

-V. H, alias V. H, alias V. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.'- njofton poliica.

dienis haskaj vlorë arrestim

Lini një Përgjigje