
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të ditës së djeshme (22 korrik) në fshatin Gjerbs të Skraparit në vendin e quajtur Qaf Dëvri pranë firmës Greke të nxjerrjes së mermerit.
Kamioni i cili përdorej për të mbajtur depozitën e ujit është batuar dhe si pasojë kjo e fundit ka rrëshqitur duke zënë poshtë punëtorin e firmës mermerit.
Burime pranë policisë Skrapar bëjnë me dije se si pasojë e rrëshqitjes së depozitës së ujit aksidentalisht është vrarë shtetasi 60 vjeçar turk.
60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.
Policia e Skraparit dhe ekspert të krimit po punojnë për gjetjen e detajeve që shkaktuan këtë aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Lini një Përgjigje