TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 14:30

Aksident i trefishtë në rrugën Kardhiq-Delvinë, kamioni i mbetjeve përplaset me një ‘Range Rover’; plagoset 30-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në rrugën Kardhiq-Delvinë, kamioni i

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën Sarandë-Delvinë në afërsi të fshatit Shijan, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një 30 vjeçare.

Mësohet se në aksident është përfshirë një fuoristrada tip “Range Rover” me targa AB184CZ me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjec, banues ne Angli me automjetin “Mercedes-Benz” me targa BM001SM me drejtues Silgen Mucaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit te mbetjeve me targe AB793GU me drejtues Alfred Balilin, 54 vjeç.

Raportohet se nga përplasja e automjeteve, e plagosur ka mbetur Era Beqiraj, 30 vjeçe banuese në Fier, e cila ndodhej në mjetin tip Benz me targa BM001SM.

E reja është traportuar në spital ku po merr ndihmën e parë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksident i trefishtë në rrugën Kardhiq-Delvinë, kamioni iAksident i trefishtë në rrugën Kardhiq-Delvinë, kamioni iAksident i trefishtë në rrugën Kardhiq-Delvinë, kamioni i

aksident range rover plagosje

Lini një Përgjigje