TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 13:11

Shpërndanin drogë në plazhin e Gjipes, arrestohen 4 persona; sekuestrohen armë dhe 600 doza lëndë narkotike

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin drogë në plazhin e Gjipes, arrestohen 4 persona;

Katër persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Gjipes, kanë rënë ditën e sotme në prangat e policisë. Të arrestuarit mësohet se janë Erlind Gjini, 37 vjeç, Mariglen Dhimogjeka, 41 vjeç, Geri Beka 28 vjeç, dhe Mikael Zenunaj 21 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në vendin ku qëndronin 4 të arrestuarit janë sekuestruare armë, 256 fishekë dhe 600 doza lëndë narkotike gati për shitje.

Të arrestuarit përballen me akuzat për; “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave në zona plazhi e lokale nate si dhe të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjipeja” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë, Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi. Goditet një grup i armatosur, që shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Gjipesë. Sekuestrohen armë zjarri, radio si të policisë, rreth 600 doza lëndë narkotike, muncion luftarak, armë të ftohta e një automjet fuoristradë që përdorej nga ky grup për të shpërndarë lëndën narkotike.

Vihen në pranga 4 shtetas, që vepronin në formën e një grupi kriminal.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë së shpërndarjes së drogave në doza, në plazhe e lokale nate, në qarkun e Vlorës, bazuar në inteligjencën policore, se në gjirin e Gjipesë, një grup kriminal i armatosur, shpërndante lëndë narkoitke, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim të ngushtë me Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacionin e Policisë Dhërmi kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Gjipeja”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Gj, 37 vjec, banues në Fier, M. Dh, 41 vjec, banues në Vuno, G. V, 28 vjec, banues në Tiranë dhe M. Z, 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çadrave të fjetjes së shtetasve të mësipërm, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, 3 kavanoza qelqi dhe 4 qese plastike me rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.

Të katër shtetasit e vënë në pranga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike tek pushuesit dhe turistët, që frekuentonin gjirin e Gjipesë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.”, njofton policia.

gjipe sekuestrohen

Lini një Përgjigje