TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 10:07

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vetëvritet në komisariatin e Kalkidës

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vetëvritet në

Një shqiptar raportohet se i ka dhënë fund jetës në paraburgimin e Departamentit të Policisë në Kalkidë. Sipas medias eviathema, burri me origjinë shqiptare është gjetur i varur me çarçaf brenda qelisë nga efektivët e policisë. Menjëherë është njoftuar autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar në Spitalin e Kalkidës ku ka konstatuar vdekjen. Nuk dihen arsyet e vetëvrasjes së shqiptarit.

Por mësohet se ai priste dëbimin drejt Shqipërisë pas shlyerjes së afatit të paraburgimt. Siç raportohet ai e kishte kryer dënimin dhe ishte gati të deportohej në Shqipëri.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e enjte 20/07/2023, kur efektivët e policisë e gjetën të varur me çarçaf brenda qelisë. Kjo është vdekja e tretë që ndoh në burgjet greke qe nga fillimi i vitit 2023.

greqi vetvritet shqiptari

Lini një Përgjigje