
Një 23 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se nëpërmjet platformave online u premtonte karta të klonuara bankare njerëzve të ndryshëm në Shqipëri dhe BE, në këmbim të vlerave monetare.
Mësohet se i riu e kryente këtë skemë prej më shumë se një viti dhe kishte shkaktuar një dëm financiar mbi 60 mijë euro. 23-vjeçari këtë skemë mashtrimi e bënte në bashkëpunim me 3 bashkëmoshatarë të tjerë, të cilët janë proceduar penalisht.
"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste. Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Operacioni policor i koduar "X-Card" u finalizua pas një hetimi disamujor. Hetimet kishin nisur pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara”, njofton policia.
Lini një Përgjigje