TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 07:41

"Mbytën njëri-tjetrin"/ Pas nxjerrjes së trupave të pajetë, flet kreu i zjarrfikëses: Liqeni ka gropa, viktimat nuk dinin not

Shkruar nga Pamfleti
"Mbytën njëri-tjetrin"/ Pas nxjerrjes së trupave

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia në Gramsh, ku babai me dy djemtë dhe nipin humbën jetën në liqenin e  Banjës.

Kreu i zjarrfikëses në Gramsh tha se viktimat kishin shkuar për t’u larë, por nuk dinin not.

Në një prononcim pas nxjerrjes së personave të mbytur nga liqeni, ai shtoi se në përpjekje për të shpëtuar njëri tjetrin, shtetasit Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melsi Zogu, 20 vjeç, janë mbytur tragjikisht

Sipas shefit të zjarrfikëses, personat ndoshta nuk ishin në dijeni të thellësisë së liqenit, apo zonës ku janë larë duke u hedhur në gropat me thellësi të madhe.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin”, tha kreu i zjarrfikëses.

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë, faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.

liqeni kreu i zjarrefikses gramsh not

Lini një Përgjigje