TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 07:19

“Na thanë s’vonohemi shumë”, flet babi i 20-vjeçarit që u mbyt në liqenin e Banjës së bashku me 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

“Na thanë s’vonohemi shumë”, flet babi i

Babai i 20-vjeçarit, Melsi Zogu të mbytur sot në liqenin e Banjës dha një deklaratë për mediat pas gjetjes së katër trupave të mbytur.

Ai tha se djali dhe kushërinjtë e tij e kishin lajmëruar që do të vonoheshin jo më shumë se një orë sepse do të shkonin në liqen për tu larë, pasi kanë kaluar më shumë se tre orë, ai tha se nisën të bëheshin merak dhe i kanë marrë në telefon por ata nuk janë përgjigjur, gjë që më pas i ka alarmuar familjarët. 

Do dalim për t’u larë thanë, ja motorat i kanë këtu, me telefona siç ishin me shapka që dolën nga shtëpia. Nuk do vonohemi shumë thanë. S’dimë gjë tjetër më. U nisën në orën 3, dhe thanë do vonoheshin 1 orë. Në orën 5 i merrnim në telefon nuk përgjigjeshin”, u shpreh babai i Zogut.

Në këtë tragjedi ai humbi të birin Melsi Zogu 20 vjeç dhe kushërin46-vjeçar me 2 fëmijët 19-vjeçari Ruben Zogu, 14-vjeçari E. Zogu.

tragjedia gramësh

Lini një Përgjigje