
Nuk ka ende asnjë shenjë nga 4 personat që dyshohet se janë mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.
Babai me dy djemtë dhe nipin e tij u mbytën në liqen, ndërkohë që nuk janë gjetur ende trupat e tyre. Mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Në fotot e mëposhtme shihen dhe momentet nga operacioni, ku polumbarët janë futur në liqen për gjetjen e trupave të pajetë.

Lini një Përgjigje