TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2023, 21:23

U futën në liqen dhe nuk dolën dot, publikohen emrat e 4 viktimave në Gramsh; gjenden motoçikletat, celularët dhe rrobat e tyre

Shkruar nga Pamfleti

U futën në liqen dhe nuk dolën dot, publikohen emrat e 4

Një tragjedi ka ndodhur në Gramsh, pasi dyshohet se 4 persona janë mbytur në liqenin e Banjës.

Mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç,.

Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e RENEA-s  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

U futën në liqen dhe nuk dolën dot, publikohen emrat e 4

 

Lini një Përgjigje