TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2023, 20:53

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen babai me dy djemtë dhe

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në Gramsh, pasi 4 persona dyshohet se janë mbytur në liqenin e Banjës. Viktima dyshohet se kanë mbetur një 46 vjeçar me dy djemtë tij, përkatësisht 19 dhe 14 vjeç, si dhe nipi i tij, 20 vjeç.

Kanë qenë familjarët e tyre ata që kanë njoftuar forcat e rendit, pasi 4 personat në fjalë kishin shkuar për tu larë në liqen, por nuk kanë arritur të dalin dot.

Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e forcave RENEA për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Në breg të liqenit janë gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e tyre të trupit.

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen babai me dy djemtë dhe
Sendet e gjetura buzë liqenit

Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Deri tani dyshimet janë se të katër personat janë mbytur dhe policia po kryen kërkime përgjatë gjithë bregut të liqenit për gjetjen e trupave.

banje mbytje

Lini një Përgjigje