
Një tjetër pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Tales. 52-vjeçari me inicialet B.Xh (banues në Kamzë), pasi ka rënë në kontakt me ujin dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
“Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit”, njoftoi policia.
Ky nuk është rasti i vetëm, pasi në Tale ka pasur disa viktima gjatë këtij sezoni veror.
Lini një Përgjigje