
Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i Nikolin Lekstakaj të ndodhur dy ditë më parë në Balldre të Lezhës.
Mediat bëjnë me dije se në momentin e atentatit mafioz ndaj Lekstakaj, në vendngjarje i pranishëm ishte edhe një fëmijë i mitur. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të miturin në market.
Viktima kishte hyrë në market për të blerë një pije freskuese dhe kishte ndarë një bisedë të shkurtër me shitësen dhe një fëmijë të mitur që ndodhej aty.
Ai u qëllua pabesisht nga një breshëri kallashnikovi, në momentin që doli nga marketi, duke humbur jetën në vend.
Policia është vendosur menjëherë në lëvizje dhe janë marrë në pyetje shumë anëtarë të familjes Nikulaj, pasi hasmëria mes dy fiseve është një nga pistat kryesore.
Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia ka arritur të gjejë automjetin me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja. Mjeti u gjet i djegur vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Gjadër.
Brenda në automjet është gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të cilat pritet t’i nënshtrohen ekspertizës.
Dy kamerat kanë filmuar gjithë skenën e krimit, por për shkak të cilësisë së dobët ato nuk i kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorëve, të cilët kanë qenë dy.
Sipas dëshmisë së shitëses së marketit, autorët e krimit kanë qenë dy persona.
Lini një Përgjigje