TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2023, 10:48

Tentoi të fuste 139 mijë franga zvicerane dhe 625 euro të padeklaruara, nën hetim 38-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të fuste 139 mijë franga zvicerane dhe 625 euro të

Një 38-vjeçar është vënë nën hetim, pasi tentoi të kalonte në Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit me 39 310 franga zvicerane dhe 625 euro që i kishte fshehur në automjetin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara për parandalimin e futjes së sasive të konsideruehsme të parave të padeklaruara, që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar faza e dytë e operacionit policor të koduar “Destinacioni".  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. S., në të cilin, shërbimet e Policisë gjetën 39 310 franga zvicerane dhe 625 euro, të cilat shtetasi A. S. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.  

Në përfundim të veprimeve procedurale, shuma totale e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Zvicër, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

policia durres nen hetim

Lini një Përgjigje