
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e vlonjatit Viktor Shoraj, i dënuar nga shteti italian për trafik droge dhe prostitucion.
Bëhet fjalë për disa apartamente, një dyqan dhe një ndërtesë tek Uji i Ftohtë, të konfiskuara me kërkesë të SPAK.
Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të "Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike"; "Shtrëngim për dhënie pasurie"; "Mbajtja pa leje e armëve"; "Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim". Ai i ka kryer dënimet përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.
Pasuritë e konfiskuara:
· Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
· Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
· Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
· Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
· Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.
· Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
Lini një Përgjigje