TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2023, 18:24

Ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt/ Policia jep detaje për mjetin e djegur: Rezulton i vjedhur, brenda tij janë gjetur armë dhe gëzhoja

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt/ Policia jep detaje për mjetin e djegur:

Policia ka dhënë detaje lidhur me makinën e djegur që u gjet pak minuta më parë në fshatin Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve makina e tipit benz është gjetur e djegur plotësisht në një arë në njësinë administrative Dajç.

Mësohet se mjeti në muajin shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat. Pas kontrolleve të ushtruar në mjetin e djegur, policia ka konfirmuar se ka gjetur në të një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja. Dyshohet se mjeti dhe arma janë përdorur për ekzekutimin e 42-vjeçarit, Nikolin Lekstakaj.

Lezhë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2023, në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi N.M.(L).

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç, në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

nikulaj lekstakaj makina

Lini një Përgjigje