TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2023, 13:37

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Lekstakajt, 42-vjeçari u qëllua me 5 plumba; njëri prej tyre i shpoi zemrën

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Lekstakajt, 42-vjeçari u

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Nikolin Lekstakajt ditën e djeshme në Lezhë, i cili u ekzekutua me breshëri automatiku në fshatin Balldre ku sapo kishte blerë një pije freskuese.

Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin. Njëri prej tyre e ka goditur në zemër.

Mësohet se janë sekuestruar 2 predha një në trupin e viktimës njëra në shtyllë.

Ekzekutimi i djeshëm që tronditi Lezhën duket se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje për të cilën u arrestuan disa shtetas, mes tyre dhe të huaj. Vrasja e biznesmenit Nikulaj u porosit nga Elton Lekstakaj i cili jeton në Britani.

Fisi Lekstakaj ka qenë në një konflikt të hershëm që ka sjellë edhe viktima me fisin Nikulaj. Por gjithsesi policia dhe grupi hetimor nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse vrasja është vazhdim i këtij konflikti apo jo.

Kujtojmë se ditën e sotme policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona pas vrasjes së Nikolin Lekstakaj. Mësohet se të shoqëruarit janë kryesisht nga fisi i Nikulajve. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Autorët e qëlluan 42-vjeçarin nga një makinë në lëvizje dhe këtë e vërtetojnë edhe mbetjet e xhamave të thyer që makina me të cilën ata lëviznin në vendngjarje.

Objektivi i sulmit Nikolin Lekstakaj kishte rreth 2 vite që ishte rikthyer dhe jetonte në Shqipëri, ndërsa i kishte kufizuar në maksimum lëvizjet.

Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po dilet nga një market në anë të superstradës Lezhë-Shkodër, 500 metra larg banesës së tij në fshatin Balldre. Nga të shtënat 42-vjeçari baba i një vajze mbeti i vdekur në vend, ndërsa autoret të cilët mendohet të kenë qenë 2 persona u larguan me shpejtësi pa lëmë gjurme.

 

ekzekutim l;ekstakaj plumba

Lini një Përgjigje