
Pronari i një firme guroreje Thoma Pirali, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi nxirrte gurë pa leje në një gurore në fshatin Jergucat të Dropullit.
Po ashtu është sekuestruar mjeti tip skrep me të cilin kryhej nxjerrja pa leje e gurëve.
Bëhet me dije se kanë qenë banorët e fshatit që kanë denoncuar në policinë e Gjirokastrës dhe menjëherë policia ka verifikuar rastin duke bllokuar mjetin e punës dhe ka arrestuar autorin.
Thoma Pirali zotëron një gurore në fshatin Frashtan të Dropullit të Poshtëm.
Lini një Përgjigje