TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 22:27

“Dëgjova krismat, por se dija ç’kishte ndodhur”, flet vëllai i 43-vjeçarit që u ekzekutua në Lezhë  

Shkruar nga Pamfleti

“Dëgjova krismat, por se dija ç’kishte ndodhur”,

Pasditen e sotme në fshatin Balldren të Lezhës është ekzekutuar me armë zjarri 42-vjeçari, Nikolin Marku (Lekstakaj).

Pas ngjarjes, vëllai i 42-vjeçarit, Bledar Marku ka rrëfyer momentin se si ka dëgjuar të shtënat dhe si më pas ka marr vesh se i kishin vrarë të vëllain. Ai është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar në market për të blerë diçka.

Bledari është shprehur se pak minuta më vonë ka dëgjuar krisma, por nuk ka menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij dhe më vonë pasi është vonuar është njoftuar për ngjarjen.

Në momentin e vrasjes 42-vjeçari ka qenë duke dalë nga marketi në momentin që është qëlluar me breshëri nga një automjet në lëvizje. Në automjet dyshohet se ka qenë shoferi dhe personi që ka qëlluar Nikolinin.

Pista e vetme e dyshuar është ajo e hakmarrjes, pasi fisi Leskakaj dhe Nikulaj janë në hasmëri prej gati 3 dekadash. Vetëm 3 muaj më parë u vra në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

vrasaj lestakajt lezhë

Lini një Përgjigje