
Është publikuar foton e Nikolin Lekstakajt, 42-vjeçarit që u qëllua me breshëri plumbash ditën e sotme në fshatin Balldren të Lezhës.
Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga ambientet e një marketi dhe është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Personat dyshohet se po e prisnin viktimën dhe e kanë ekzekutuar në vend. 42-vjeçari sapo ishte kthyer nga jashtë dhe kishte hyrë në market për të blerë një pije freskuese.

Të dhënat paraprake flasin se mund të kemi të bëjmë me hakmarrje. Përplasjet mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj janë të vjetra në Lezhë dhe duket se saga u hap më 19 prill. Ardian Nikulaj u ekzekutua në hotelin e tij nga disa shtetas britanikë të pajtuar nga Edmond Haxhia.
Lini një Përgjigje