
Polica e Lezhës ka reaguar për vrasjen e ndodhur pak minuta më parë në fshatin Balldren, ku u ekzekutua 42-vjeçari Nikolin Marku (Lekstakaj).
Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërkohë që dyshimet e para të ngritura lidhur me vrasjen janë ato të gjakmarrjes.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli në zonë me qëllim kapjen e autorëve.
“Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje